Rudina Hajdari: Më akuzuan se ndenja Kuvend për të mbrojtur mamanë. Sot e morën përgjigjen. Mbështes Reformën në Drejtësi

AKTUALITET


Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, nga foltorja e Kuvendit, komentoi shkarkimin e nënës së saj, Fatmira Hajdari, si gjyqtare në kuadër të procesit të vetingut.

Ajo tha se “Shumë më akuzuan se ndenja në këtë Kuvend për të mbrojtur time më. Sot e morën përgjigjen! Nëse e them këtë për time më, e them për çdo gjyqtar dhe prokuror, sepse parimet shkojnë përtej interesave të familjes sime. Unë e mbështes reformën në drejtësi”.

Ky qëndrim i deputetes Hajdari erdhi pasi paraditen e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra paraditen e sotme, gjyqtaren e Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari, e cila nuk arriti që të kalojë procesin e vetingut.

“Vendim i pritshëm”, tha zonja Hajdari shkurtimisht për mediat, pas vendimit të dhënë paraditen e sotme.

Avokati i saj Maks Haxhia, paralajmëroi ankimimin e vendimit, duke thënë se pasuria e gjyqtares është e justifikuar dhe se vendimi është i paligjshëm.

Në seancën dëgjimore ditën e hënë, u konstatuan probleme në deklarimin e pasurisë së zonjës Hajdari.



Skip to toolbar