Shkon në 44 numri i viktimave nga COVID-19, humb jetën 62-vjeçari nga Tirana

CORONAVIRUS


Në 24 orët e fundit një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. Një 62 vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë nga Coronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur zyrtarja e ISHP gjatë daljes për përditësimin e shifrave.

Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.



Skip to toolbar