Protestë paqësore, por prapë shtatë demonstrues brenda

AKTUALITET


Incidenti i shënuar te Kuvendi i Shqipërisë gjatë përfundimit të protestës së opozitës ka çuar në polici 7 protestues. Në orët e vona, policia e kryeqytetit ka shoqëruar 7 persona të identifikuar gjatë protestës, të cilët janë dërguar në ambientet e komisariatit nr. 1, ku janë marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore. Drejt komisariatit është drejtuar edhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi, si edhe përfaqësues të forumit rinor demokrat.

Ndërsa turma e protestuesve iu drejtua parlamentit, disa prej protestuesve ndezën zjarr, ndërsa qëlluan me sende të forta në drejtim të policisë, ç’ka bëri që FNSH të kalojë në gatishmëri duke ndezur edhe autobotet e ujit për largimin e turmës. Por ishte sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i cili kërkoi nga protestuesit të mos përshkallëzonin më tej situatën duke dhënë mesazhe paqeje në protestë.



Skip to toolbar