Meta, mesazh ngushëllimi: Lulzim Balla, një prej figurave më të dashura të RTSH

AKTUALITET


Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të ‘Mjeshtrit të Madh’, njeriut të kamerës, Lulzim Balla, babait të gazetarit të njohur Sokol Balla.

Përmes një mesazhi, kreu i shtetit teksa vlerësoi figurën e Ballës, theksoi se ai shërbeu me përkushtim në detyrën e tij në RTSH për gati 4 dekada.

“Më trishtoi lajmi për ndarjen nga jeta të “Mjeshtrit të Madh” të kameras dhe imazhit, Lulzim Balla, njërit prej figurave më të dashura të Radio Televizionit Shqiptar, ku shërbeu me dashuri, përkushtim e devotshmëri për gati 4 dekada.
Ngushëllime të ndjera për bashkëshorten Fatbardha, për Sokolin, Dorjanin e Rezarin, për të afërmit e bashkëpunëtorët e Tij, si dhe për kolektivin e RTSH, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme!
Në këto momente të vështira jam pranë familjes Balla!
I paharruar kujtimi i Tij!”, shkruhet në mesazhin e ngushëllimit të Metës.



Skip to toolbar