Dy qytetare kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, të prekura nga koronavirusi dhe me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë tha se një 67 vjecare dhe një 73 vjecare të dyja nga Tirana kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv duke e çuar në 74 numrin tottal të viktimave në vend.
“Fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave”, tha Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.