SPAK propozon Aida Hajnajn në krye të BKH-së, tre kandidatët e tjerë u skualifikuan, pritet votimi në KLP. Yuri Kim: Një hap para drejt reformës

AKTUALITET


SPAK propozon Aida Hajnajn për kyetare të BKH-së. Ky propozim erdhi pasi tre kandidatët e tjerë Ervin Hoda, Idajet Faskaj dhe Artur Beu janë s’kualifikuar nga ky proces.

Sipas SPAK, Aida Hajnaj plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe emri i saj i është dërguar KLP për votim.

Aida Hajnaj është aktalisht zv/drejtore e Policisë së Shtetit dhe pak ditë më parë në një deklaratë për shtyp, nënkryetari i PD, Edi Paloka e ka paralajmëruar emërimin e saj në krye të asaj që quhet ‘FBI’ e Shqipërisë, por duke akuzuar se kjo është një lëvizje e Ramës për të kapur edhe këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë.

Mësohet po ashtu se procesi i përzgjedhjes së emrit dhe propozimi i Aida Hajnajt është monituruar nga përfaqësues të SHBA dhe BE.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane thekson se ky është një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi. 

“Një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi pasi Komiteti i Përzgjedhjes së Drejtorit FBI dërgon emrin për Aida Hajnaj për miratim. Ndalesa tjetër: Trajnimi i FBI me më të mirët e zbatimit të ligjit amerikan. Gur gur bëhet mur”, thuhet në mesazhin e Kim. 

BKH do të jetë Policia Gjyqësore e Prokurorisë së Posaçme, e cila do të kryejë të gjitha veprimet hetimore. Të gjithë oficerët e kësaj strukture do të kalojë në një proces përzgjedhje ku në verifikim do të kalojë pasuria dhe pastërtia e figurës. Ndërkohë Drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit pasi të marrë detyrën, do t’i nënshtrohet një trajnimi të gjatë në Shtetet e Bashkuara nga Federalet Amerikane.



Skip to toolbar