Kosova vazhdon të raportojë shifra tragjike lidhur me pandeminë e COVID-19.
Kryeministri, Avdullah Hoti, konfirmoi situatën tepër të rëndë dhe kërkoi nga qytetarët e Kosovës, respektimin e masave në fuqi.
“Gjendja është e rëndë, falënderoj qytetarët që edhe në ditë feste po respektojnë masat”, deklaroi kryeministri i Kosovës, pas një vizite në spitalin ku prej muajsh tashmë mjekët po luftojnë me përhapjen e pandemisë.
Në 24 orët e fundit, 15 pacientë me koronavirus kanë humbur jetën, duke e çuar bilancin total të viktimave në 227, dhe janë raportuar gjithashtu 226 raste të reja.