Kosova përgatitet për mësim online, Hoti: Do të jetë gjithmonë aktiv, mësuesit po trajnohen

AKTUALITET


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas një takimi me zvkryeministrat, ministrin e arsimit dhe ekspertët, ka bërë të qartë se mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv për vitin e ri shkollor.

Hoti tha se u diskutua për opsionet e organizimit të mësimit nga 1 shtatori, teksa mësimi do të organizohet në varësi të kushteve të shkollave.

Për më tepër ai tha se mësuesit po trajnohen për mësimin online si dhe do të ketë edhe mësuesë rezervë që do të angazhohen. Gjithë bota i druhet frikës se në vjeshtë- dimër do të ketë një valë të dytë nga COVID-19, si dhe bashkangjitja me gripin sezonal mund të çojë në një mbyllje tjetër si ajo e pranverës që iku.

Shtetet po marrin masa për vitin shkollor duke lënë aktiv edhe mësimin online dhe duke kthyer nxënësit në shkolla duke zbatuar masat ndaj COVID-19.



Skip to toolbar