Kosova ka regjistruar një rritje të rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit.
147 të infektuar janë shënuar së fundmi teksa dje kishte 120. Po ashtu 8 pacientë me COVID-19 humbën jetën, një më pak se dje.
Më shumë raste të reja kishte Prishtina 38, ndjekur nga Podujeva 19 dhe Mitrovica 14.