Po të kishte marrëveshje me Greqinë për detin, presidenti do të ishte në dijeni, thotë kryeministri Rama nga Vlora. Sipas tij, deklarata e ministrit grek nuk ka lidhje fare me Shqipërinë, por me konceptin për t’u shtrirë me 12 milje aty ku i lejohet.
“Jam i bindur që presidenti e di shumë mirë që ia fut kot, sepse po të kishte një marrëveshje patjetër që presidenti do të ishte në dijeni për këtë dhe nuk do të kishte një marrëveshje pa dijeninë e presidentit”, u shpreh kryeministri.
