Balla nga Elbasani: PS-në e shohin si forca e vetme që ndërton shtet

AKTUALITET


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se shumica e shqiptarëve e sheh PS-në ‘si forca e vetme politike që ndërton shtet dhe garanton plotësimin e aspiratës për integrim europian’.

Në një takim në Asamblenë Socialiste të Elbasanit, në kuadër të parapërgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të 25 prillit, Balla theksoi se fakti që një pjesë e shqiptarëve “na shohin si e keqja më e vogël”, nuk duhet ti vetëkënaqë socialistët.

Sipas tij, “dobësia e thellë e kundërshtarit dhe pabesueshmëria e tyre publike, nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë”.

“Qasja jonë në qeverisje ka gjithmonë në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë cdo ditë, në cdo zyrë shteti, në cdo bashki, në cdo shërbim publik etj.”, u shpreh Balla.

POSTIMI I PLOTE

Në kuadër të takimeve organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021, mora pjesë në Asamblenë Socialiste të Elbasanit.

“Dobësia e thellë e kundërshtarit dhe pabesueshmëria e tyre publike, nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë.

Ne s’mund të jemi të vetëkënaqur se një pjesë e shqiptarëve na shohin si e keqja më e vogël, por shumica e shqiptarëve na beson ne si forca e vetme politike që ndërton shtet dhe garanton plotësimin e aspiratës për integrim europian.

Qasja jonë në qeverisje ka gjithmonë në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë cdo ditë, në cdo zyrë shteti, në cdo bashki, në cdo shërbim publik etj.”

BALLA ELBASAN ASAMBLE PS3
BALLA ELBASAN ASAMBLE PS
BALLA ELBASAN ASAMBLE PS2
balla evis kushi


Skip to toolbar