Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Ismail Kadare i ka shërbyer me veprën e vet pushtetit të Enver Hoxhës.
Lubonja tha se edhe vepra “Përbindëshi” tregon mendësinë e kohës.
Fatos Lubonja: “Përbindëshi” është një Kalë Troje mes Tiranës dhe Durrësit. Përbindëshi ishte revizionisti, e pra kryekëput sipas mendësisë së kohës. Enver Hoxhën e bëri David.
Të ma bësh Enver Hoxhën si njeri të mirë, përdor nacionalistin për pushtet. Kadare ka thënë se klasën e përmbytur mbajeni nën këmbë, është shumë e rëndë ta deklarosh.