Analisti Agron Gjekmarkaj është përplasur ashpër me Fatos Lubonjën në lidhje me figurën e shkrimtarit Ismail Kadare. Gjatë fjalës së tij në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Gjekmarkaj një shkrimtar ka të drejtën që të marr veprën e vet.
“Ne e dimë se në kohën e Skënderbeut, luftëtarët janë lutur dhe kanë shkuar në kisha. Ndërgjegjja punoi për ta rishkruar. Një shkrimtar ka të drejtën që të marr veprën e vet. Mendoj se Kadare s’ka të drejt që ti jap askujt llogari. Kadare, i cili duket se ka ndjerë nevojën të flasë, i kërkohet llogari për çdo gjë. Unë nuk vij nga shtresat e komunizmit. Marrim ‘Dimrin e madh’, nuk më duket se ka abuzuar.”, tha Gjekmarkaj.
Krejt ndryshe mendon Lubonja, ndërsa i kujton Gjekmarkajt se si njeri i besimit katolik që ishte, duhet të kujtonte se çfarë tha Kadare për Fishtën, apo dhe për Koliqin.
“Lidhur me klasat e përmbysura ai ka thënë; se po të më kishin në dorë, do më kishin vrarë. Më vjen keq se dhe ti që je njeri Katolik, harron se çfarë shkroi ai për Fishtën. Por po të kujtoj ça bëri për Koliqin. Kadare me cinizmin e tij ka thënë për Koliqin; nga të treja i doli vetëm vdekja e tij. Lidhur me të persekutuarit, unë e kam hapur njëherë tjetër këtë debat kur doli poezia; Pashallarët e kuq. Kjo poezi ishte një poezi kundër diktatorit. Unë e dija mirë historinë, pasi kisha informacion. Poezia ishte për komplotistët, dhe Enveri që i kërkonte me pishtar. Mua më duhet njeriu që mendon me kokën e tij. Unë mendoj se shqiptarët duet të mendojnë me kokën e tyre dhe jo herë thonë ashtu e kështu. Shpesh herë ne vazhdojmë që të punojmë pasi kemi kompleksin që të na njohë perëndimi. Skënderbeun e njohëm nga Konica. Ne i referohemi çfarë thonë ndërkombëtarët dhe nuk mendojmë me kokën tonë, është problem i madh i yni.”, tha Lubonja.