Nëna denoncoi pas sjelljes së vajzës/ Njerku abuzon me 14-vjeçaren në Durrës, pritet ekspertiza

AKTUALITET


Detaje të reja zbulohen nga ngjarja në Durrës ku një 39-vjeçar dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur që ishte thjeshtra e tij. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se ka qenë nëna e 14-vjeçares që ka denoncuar bashkëshortin në polici pasi ka kuptuar që diçka nuk shkonte me të bijën që e kishte nga martesa e parë.

Nëna mësohet se ka folur me të bijën dhe ajo i ka treguar që ka pasur ngacmime të vazhdueshme dhe se njerku ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të.

Nëna e vajzës ka bërë menjëherë denoncim dhe sot pritet ekspertiza e mjekut ligjor për vërtetimin e akuzave. Sakaq 39-vjeçari është shoqëruar menjëherë në komisariat.



Skip to toolbar