Opozita parlamentare ka braktisur mbledhjen, ku po diskutohej për projekt-ligjin për Kodin Zgjedhor.
Deputeti Myslim Murrizi u shpreh se opozita parlamentare kërkon hapje të listave 100 përqind.
Ndërsa, edhe deputeti tjetër i opozitës parlamentare Ralf Gjoni deklaroi se nuk bëhet fasadë e maxhorancës.
Myslim Murrizi: Kërkuam kohë dhe maxhoranca pranoi. Do diskutojmë me detaje draftet. PD dhe LSI kanë kërkuar lista të hapura. Nuk paragjykojmë se cilin draft duhet të diskutojmë, edhe i Bashkimit Sovjetik të jetë e diskutojmë. Nesër është Festa Kombëtare e Kinës e kam hall se mos e anulojnë.
Ralf Gjoni: Edhe ne vendosim të ikim nga mbledhja, sepse ne ndjejmë se maxhoranca nuk do që të hapë listat. Ne do i qëndrojmë deri në fund kërkesës për hapje të listave. jam dakord me z. Murrizi, që çfarë do lloj drafti të jetë do e diskutojmë. Nuk mund të jetë situata si në filmat e Indisë me dajre e lodra. Ne nuk bëhemi fasadë e kësaj maskarade.