Vincenzo Del Monaco, do të jetë kreu i ri i Prezencës së OSBE në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Twitter.
“Një “fat i mirë” shumë italian për Ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Shefi i sapoemëruar i OSCE në Shqipëri.
Flamuri i Italisë ju uron suksesin më të mirë në sfidën tuaj të ri, për të mirën e agjendës së reformave të qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar”, thuhet në mesazhin e përfaqësisë italiane në OSBE-së. Kujtojmë se kreu i OSBE në Tiranë ka qenë ambasadori Bernd Borchardt, i cili u largua nga vendi ynë pas mandatit 4 vjeçar.