Genoa njofton 11 lojtarë me Koronavirus, ndër ta edhe futbollisti shqiptar

Më të fundit


Genoa njoftoi se 15 pjesëtarë të ekipit kanë rezultuar pozitivë me Koronaviurs, ndër ta 11 lojtarë dhe 4 pjesëtarë të stafit.

Së fundmi klubi italian ka zbuluar edhe emrat e personave të infektuar, teksa një ndër ta është edhe mesfushori shqiptar, Valon Behrami.  

Ky i fundit është infektuar me Koronavirus dhe si pjesa tjetër, është i detyruar të qëndrojë i izoluar në karantinë.

Xhenoa gjithashtu në fundjavë ka në program ndeshje me Torinon në kampionat, por ajo vështirë se zhvillohet duke parë situatën e krijuar në skuadër.



Skip to toolbar