Dialogu Kosovë-Serbi, Avdullah Hoti: Asosacioni temë e mbyllur

KOSOVA


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i është rikthyer dialogut Kosovë- Serbi duke garantuar se tema e Asosacionit është e përmbyllur që në 2013 dhe nuk do të rihapet më.

Hoti nga Prizreni theksoi se dialogu nuk ka për të ngecur prej Kosovës pasi qeveria i ka parimet e qarta dhe është dakorduar me partnerët ndërkombëtarë.

“Asociacioni është një temë e kryer, e përmbyllur në vitin 2013. Por dialogu nuk do të ngecë për shkak të Kosovës. Jemi shtet i pavarur, parimet i kemi të qarta të dakorduara me miqtë tanë ndërkombëtar. Mbi bazën e këtyre parimeve jemi të gatshëm për dialogun. Kompromiset Kosova i ka bërë në vitin 2008 kur e ka shpall pavarësinë”, tha ai.

Në ballafaqimin e fundit në Bruksel, Serbia kërkoi si temë të parë asosacionin për komunat serbe në veri të vendit, teksa Kosova doli kundër kësaj. Por BE e ka lënë të hapur këtë temë.



Skip to toolbar