Edy Reja ka bërë publik listën me lojtarët e grumbulluar në prag të miqësores kundër Armenisë. Tekniku italian i ka dhuruar për herë të parë një fanellë kuqezi talentëve Kallaku, Albi Doka dhe Molla. Ashtu siç pritej ka lënë jashtë “rebelët” Cikalleshi, Roshi, Sadiku dhe Bekim Balaj.
“Objektivat nuk kanë ndryshuar. Do mundohemi të marrim maksimumin. Nëse nuk ia dalim, të shohim përpara. Problemi më i madh është gjendja e lojtarë. Ka lojtarë që mund të ndryshojnë skuadër, ose që kanë lëvizur tani. Bare ka ndryshuar ekip, por s’ka luajtur. Nuk e di në çfarë forme është. Edhe Manaj pret të transferohet. Kemi probleme, për shkak se lojtarët i kemi të shpërndarë.
Kundërshtarët i kanë ekipet nga kampionatet e tyre dhe nuk e kanë atë problem. Edhe Gjasula ka ndryshuar skuadër. Vetëm portierët nuk kanë ndryshuar skuadër. Kemi Dermakun që mund të ndryshojë ekip, Kumbulla e ndryshoi.
Merkato ndikon, pasi nuk janë shumë të përqendruar te fusha. Sa për t’i thënë, edhe Lenjani, Trashi e Veseli kanë ndryshuar ekip. Është moment i vështirë. Do flas me skuadrën dhe do mundohemi të jemi sa më të bashkuar”.tha Reja