BE sistem të ri vizash për zonën ‘Schengen’

AKTUALITET


Duke nisur nga viti 2021, Bashkimi Evropian do të prezantojë një sistem të ri vizash për udhëtarët drejt vendeve të zonës Schengen. Ky program, i publikuar nga ETIAS ose Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit ka qëllim të filtrojë qytetarët e atyre shteteve që nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në vendet e zonës schengen, mënyrë kjo për të rritur sigurinë në kufijtë europianë.

Duke filluar nga viti 2021, të gjithë udhëtarët shqiptarë do të duhet të kenë plotësuar online formularin ETIAS nëse dëshirojnë të vizitojnë një vend të Shengenit. Formulari është i vlefshëm për kufijtë tokësorë, ajrorë dhe detarë, si dhe për udhëtarët të cilët do të kalojnë vetëm përmes vendeve të Shengenit gjatë rrugës për në destinacionin e tyre përfundimtar. Procesi për marrjen e lejes për qytetarët shqiptarë është i thjeshtë. Aplikimi bëhet online nga çdo kompjuter apo celular që është i lidhur me internetin dhe për të duhen gjithsej rreth 15 minuta.

Përgjigjia zakonisht dërgohet menjëherë në adresën e postës elektronike të aplikantit. Dokumentet që do t’iu nevojiten shtetasve shqiptarë janë: Një pasaportë e vlefshme të paktën dhe për 3 muaj nga data kur udhëtari parashikon të vizitojë vendin; Një formë e vlefshme pagese për të paguar tarifën e aplikimit, të tilla si një kartë krediti ose debiti; si dhe një adresë emaili për të marrë njoftime. Sapo të plotësohen të gjitha këto kërkesa, udhëtarët mund të vazhdojnë me aplikimin e tyre. Në formularin e aplikimit do të kërkohen gjeneralitete, të dhëna për udhëtimin, të dhëna për shëdentin dhe të shkuarën e tyre në rast se kanë pasur ndonjë problem me ligjin.

Aplikuesit këshillohen tiu përgjigjen pyetjeve me më sa më shumë vërtetësi të jetë e mundur, pasi cdo informacion do të kontrollohet. Nëse zbulohet se aplikuesi ka dhënë informacion të pasaktë, do t’i refuzohet aplikimi, por do të kenë mundësi të riaplikojë duke korrigjuar informacionin. Aplikimi do të jetë i vlefshëm për 3 vjet nga data e aplikimit.



Skip to toolbar