AVDULLAH HOTI MERR LETËR NGA DONALD TRUMP

KOSOVA


Presidenti amerikan, Donald Trump i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit.

Hoti e ka falënderuar presidentin amerikan për përkushtimin për paqe në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA”, ka shkruar kryeministri Hoti.

Derisa Trump në letrën e tij ka shkruar se, “E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundër për të siguruar stabilitet dhe paqe në Ballkan dhe në botë. Mezi pres që të vazhdojmë forcimin e partneritetit në mes kombeve tona dhe ju përcjell urimet më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, thuhet në letrën e Trump.



Skip to toolbar