Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto montazh në Instagram, të Presidentit Ilir Meta, i cili duket duke dekoruar ‘veten’. Ky imazh e ka bërë Ramën të qeshë, siç ka publikuar dhe emoji-t, teksa komplimenton autorin e saj.
“Komplimenta autorit kushdoqoftë“, shkruan Rama teksa i ka bashkangjitur dhe tre emoji duke qeshur me lot.
Ditët e fundit, çështje e dekorimeve nga kreu i shtetit, për figura të rëndësishme të historisë dhe luftës është kthyer në temë debati dhe replikash në distancë mes Presidentit, kryeministrit dhe eksponentë të qeverisë.
