Shembullin për përparimin në reformën në drejtësi, Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim zgjodhi ta perifrazojë me një ngjitje në mal. Ndërsa solli shembullim e saj personal, Kim tha se për të ngjitur maloret, iu desh të vendosë me kujdes hap pas hapi, por theksoi se ishte gati të dorëzohej nëse nuk do të kishte patur ndihmë ne kurajon e miqve pranë.
“Kur po ktheheshim nga Valbona drejt Thethit patëm mundësi të bënim një ngjitje malore, nuk ishte e lehtë por përmes ndihmës së guidës sonë, ne patëm mundësi që të vendosim një këmbë pas tjetrës, që të gjenim një hapësirë të fortë, dhe miqtë do të na jepnim një dorë kur donim të dorëzoheshim. Kur shoh reformën në drejtësi në Shqipëri është një cështje që ka të bëjë me të vendosurin një këmbë pas tjetrës, në një majë aq të thepisur. Korrupsioni është është një problem i madh, është një mal problemesh në Shqipëri, por hap pas hapi ne jemi duke bërë përparim. Dëshiroj të marr një cast para, është një cast për t’u shënuar e për t’u festuar, edhe pse jemi larg fitores. Keni qenë këmbëngulës, duke vendosur hap pas hapi drejt ngjitjes tuaj në mal.” -u shpreh Kim gjatë konferencës të mbajtur për prezantimin e rezultateve të GRECO, ndërsa e konsideroi thelbësore për të ardhmen e vendit, reformën në drejtësi.
“Është një shenjë pozitive që Shqipëria diskuton një temë thelbësore për të ardhmen. Jemi të përkushtuar për një të ardhme të sigurtë të Shqipërisë. Është në interes të SHBA të ketë një aleat të aftë. Të demostrojë që qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo të interesave të ngushta. Ekzistojnë pengesa serioze për qeverisje të mirë, si zyrtarë të korrputar, sektor drejtësie të kapur nga interesa politikë, gazetarë që raportojnë për interesa të caktuara, poste zyrtare për interesa partiake. etj.
Pandemia i ka bërë rreziqet edhe më të qarta. Në kohë si këto, korrupsioni nënkupton jetë apo vdekje. Të gjitha qeveritë kudo vuajnë nga një nivel korrupsioni. Por qeveritë mund të kufizojnë mundësitë për korrupsion. Sigurisht policë, prokurorë e gjyqtarë të pavarur janë thelbësor për qeverisjen e mirë. Shqipëria duhet të nisë raportet periodike për gjyqtarët e prokurorët.
Do të ketë gjithmonë aktorë të këqinj, por duhen gjetur mënyrat për t’i ndëshkuar. Kur ta bëni këtë do të keni fituar besimin e njerëzve. Shqipëria ka nisur në këtë rrugë hap pas hapi dhe reforma në drejtësi ka nisur të tregojë rezultate. SPAK ka drejtimin e saj, GRECO tregoi përparim.
Kjo është një mundësi për të vlerësuar përparimin e bërë. Reformat do të vazhdojmë ti mbështesim. Mbetemi thellësisht të përfshirë në forcimin e SHCBA, duke ofruar trajnime. Ne përshëndesim përpjekjet e KLGJ dhe Gj Lartë, për të vendosur funksionalitetin. Presim me kënaqësi të shohim më shumë rezultate, janë të nevojshme për ju e për të ardhmen tuaj. Jemi krenar që jemi krah jush.” u shpreh Kim.