Emiljano Shullazi dhe shoku i tij, Gilmando Dani kanë kallëzuar penalisht ish-Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku si dhe ish-Drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.
Kallëzimi në fjalë është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit te detyrës”, pasi e kanë quajtur të padrejtë izolimin e tyre në burgun e sigurisë së lartë 41-BIS. Mesohet se ende gjykata nuk ka arritur në një konkluzion përfundimtar nëse është apo jo i drejtë urdhri i Ministres së Drejtësisë.
Ndërkohë, kundër transferimit në në burgun e sigurisë së lartë 41-BIS janë dhe Endrit Qyqja dhe Endrit Zela si dhe Blerim Shullazi.