“Gjuhë gangsterësh”, Vasjari komenton ‘përplasjen’ Rama-Meta

Më të fundit


Analisti Arjan Vasjari teksa ka komentuar ‘përplasjen’ me deklarata mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta se dy zërat më të fortë të politikës shqiptare po përdorin në gjuhë gangsterësh.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ se e gjithë kriza mes Ramës dhe Metës i ka themelet në korrik të vitit 2016, kohë kur u miratua dhe reforma në drejtësi. Sipas Vasjarit kjo krizë do të çojë në ‘asgjësimin’ politik të njërit prej tyre.

“Për ta definuar këtë si krizë, unë e kam të vështirë. Është një krizë me profil institucional. Për mua trajtat e kësaj krize janë identitetet i dy individëve. Kjo është krizë mes dy individëve që kanë mburojë kushtetuese. Kjo është një krizë që duhet konsumuar. Konsumi i saj do të jetë asgjësimi i dikujt prej tyre. Kriza është e tillë, pasi janë dy individët më të rëndësishëm të vendit. Ata po negocionin krizat poshtë tyre. Rrënjët kjo krizë i ka Në fund të korrikut të 2016. Kjo krizë do të konsumohet në zgjedhje. Kjo është retorikë gati gangsterësh. Një gjuhë gangsterësh dhe gjuhë e tillë. Kjo që po ndodh sot është epikriza e degradimit të sistemit sot. Kjo është shenja që sistemi ynë politik ka degraduar. Është një krizë 360% dhe është e thellë. Daton në korrik të 2016, me miratimin e reformës në drejtësi. Se di se çdo ndodh në 25 prill. Por virulenca e kësaj krize, shfaq qartë se nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë. Edhe në 97 pati diçka të tillë, por në fund pakët arritën që të binin dakord dhe të zgjidhnin një qeveri. sot unë nuk shoh asnjë element, por shoh refuzim total dhe tek palët shoh objektivin e qartë; të asgjësojnë tjetrin. Do të jetë një krizë permanente. Ta vërtetojmë si diçka që do të na dhurojë diçka.”, tha Vasjari.



Skip to toolbar