Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklararës së Lulzim Bashës, i cili tha se qeveria nuk i ka zeruar taksat për biznesin e vogël.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS-së, Balla deklaron se Basha gënjen kur thotë që taksa për boznesin e vogël nuk është zeruar dhe i kujton Bashës një video, në të cilën shfaqet pronar i një biznesi të vogël në krahë të Lulzim Bashës, i cili e thotë me gojën e tij se nuk paguan taksa, pasi qeveria i ka zeruar ato.
Sipas Ballës, taksa e biznesit të vogël është ZERO! Dhe kush di pak faaare matematikë, nuk mund të ulet përtej ZEROS
Postimi i plotë:
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Edhe kur gënjeshtari përsëritës bën laps(use)😂, janë qytetarët ata që gjykojnë, kush thotë të vërtetën dhe kush gënjen.
Taksa e biznesit të vogël është ZERO! Dhe kush di pak faaare matematikë, nuk mund të ulet përtej ZEROS.
Por siç thoshte Jozefina me të drejtë, Lulezimi gënjen edhe kur e pyet sa është ora🤯.