Mëngjesin e së shtunës Himara është tronditur nga një krim i rëndë. Biznesmeni Niko Goro është ekzekutuar me 5 plumba ne qender te qytetit duke shkaktuar tronditje në mesin e banorëve të qytetit bregdetar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8:55 teksa 51 vjecari Niko Goro ishte duke shkuar ne marketin e se motres. Pikërisht pranë marketit ai është qelluar me arme zjarri, ndersa motra e tij 57 vjecare u plagos nga nje plumb rikoshet ne kembe dhe është jashte rrezikut per jeten.
Autori i cili u largua me nje automjet tip “Volkswagen Touran” te cilin e kishte marre me qira, u kap pas rreth nje ore ne zonen e Livadhit. 53 vjecari Kliti Leka u arrestua nga policia dhe po pyetet ne lidhje me vrasjen e kryer. Policia sekuestroi armën e dyshuar të krimit nje pistolete, nje kallashnikov i cili nuk eshte perdorur ne krim si dhe automjetin me të cilin autori u largua.
Sipas rrefimit te autorit para grupit hetimor ngjarja ka ndodhur per nje konflikt pronesie. Ai ka thënë se biznesmeni Niko Goro kishte marre token e nje te afermi te Kliti Lekes dhe po ndertonte nje hotel, por nuk i kishte dhene parate. Burimet bëjnë të ditur se policia po heton edhe mbi pistën e një borxhi prej 70 mije euro qe Niko Goro i kishte autorit, pasi ky i fundit i ishte kryer instalimet elektrike ne hotelin e tij. Mësohet se Kliti Leka fillimisht ka shkuar per sqarim me Niko Goron, por janë konfliktuar deri ne perdorimin e armes nga autori. Kliti Leka ka pasur te veshur nje kapele dhe maske ndaj COVID.
Biznesmeni Niko Goro i cili ka disa prona dhe hotele ne Himare eshte i aferm i kryetarit te Bashkise Jorgo Godo, ndersa ne vitin 2017 ka qene drejtor i turizmit ne Bashki. Konfliktet per pronat me biznesmenin Goro kane qene te perseritura edhe per shkak te punes se tij.
Gjatë vitit 2017 kur në Himarë pati një konflikt të madh mes banorëve dhe pushtetit lokal e atij qendror për prishjet e shumta, Niko Jorgo, ishte mjaft aktiv në krah të ish- kryetarit të Bashkisë Jorgo Goro dhe madje kishte hapur edhe një faqe online “Dhuna ndaj Dhunës”, në të cilën binin në sy shkrime kundër protestës.