Ronaldo i përgjigjet ministrit italian pas mbërritjes në Torino: Sipas protokollit

CORONAVIRUS


Pak ditë më parë futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo zbuloi se është infektuar me COVID-19. Ylli portugez prej disa ditësh është në izolim në shtëpinë e tij në Torino.

Ylli i bardhezinjvë rezultoi pozitiv kur ishte në grumbullim me kombëtaren portugeze, pikërisht ditën e ndeshjes kundër Suedisë.
Por transferimi i tij nga Portugalia në Itali nuk i pëlqeu aspak ministrit italian të Sporteve Vincenzo Spadafora.

Me një bisedë të gjatë në Instagram Spadafora akuzoi Ronaldon se kishte shkelur protokollin e COVID-19 duke u kthyer në Itali ndërkohë që është i infektuar me COVID-19.

Ndërkohë Ronaldo la vendin ku po qëndronte i izoluar në Portugali dhe me një avion privat u kthye në Torino dhe nga aeroporti u transferua me ambulancë deri në shtëpi.

“Janë të gjitha gënjeshtra, kam bërë gjithçka sipas protokollit të COVID-19. Unë dhe skuadra ime kemi marrë të gjitha përgjegjësitë për t’i bërë gjërat sic duhet. Kam ndërgjegjen e qetë”-tha Ronaldo.



Skip to toolbar