Idrizi revoltohet me policët: Mbroni grekun

AKTUALITET


Vizita e ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias është pritur me protesta nga PDIU-ja në Tiranë. Ndërsa ka pasur përplasje mes policëve dhe simpatizantëve të PDIU-së, i ashpër ka qenë kreu i kësaj force, Shpëtim Idrizi.

Duke iu drejtuar policëve me shprehjen “Turp të keni”, Idrizi i ka ftuar të shkojnë në kufi e të bllokojnë grekët, siç ndodh me shqiptarët.

“Iku si zotëri me 12 milje e ruajtën, tani na bllokojnë neve këtu, s’ju vjen turp! Ky është Absurdi i një policie që na ka rrethuar neve këtu. Bravo i qoftë, e ruajtën se do e gjuanim ne me fjalë ministrin grek, nëse jeni trima dh e keni shqiponjën në ballë ikni e kapni ata të Vorio-Epirit.

Kur na bllokon Greqia neve në kufi, ikni dhe ju e bllokoni grekët, po turp ju qoftë! Kjo është policia tërësisht politike. Ne do i tregonim atë që s’ka këllqe Rama, që Greqia të heqë ligjin e luftës e të pranojë gjenocidin ndaj shqiptarëve”,- tha ai.

Më pas protestuesit e PDIU-së u zhvendosën nga MEPJ-ja drejt Kryeministrisë aty ku ministri grek pritet të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Rama.



Skip to toolbar