“Preka vdekjen”, Vjollca Braho përlotet tek flet për Covid-19

AKTUALITET


Ndërsa kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cilësuan si shembull i kurajos dhe motivimit për të gjithë, drejtoresha e ISHSH-së, Vjollca Braho u përlot teksa fliste për betejën e saj me Covid 19.

Ajo tha publikisht se kishte prekur vdekjen dhe kishte luftuar 3 javë me këtë virus, ndërsa apeloi që të gjithë qytetarët të zbatojnë masat.

“I falenderoj të gjithë sidomos mjekët e ‘Shefqet Ndroqit’. Ata janë heronjtë e vërtetë. Unë jam një dëshmi e gjallë se në 3 javë në Reminacion unë preka vdekjen. Oksigjeni në gjak shkoi në 40%. Dua t’ju them skeptikëve që më pyesin a ishte vërtet kaq i rëndë Covid, po dua t’ju them. Ne të gjithë sebashku duhet të luftojmë për veten e shoqërinë, të mbajmë maskën e të kujdesemi. Është infeksion i pabesë.

Sot je mirë, nesër e sheh vetën në spital. Ne duhet të luftojmë, është me fat ai që nuk ka sëmundje shoqëruese, një nga ato isha edhe unë ndaj jam akoma në mesin tuaj. Jam rikthyer edhe më e fortë në krye të Inspektoriatit të Punës dhe do jemi në krah të kryeministrit e ministres në këtë betejë”,- tha ajo.



Skip to toolbar