Prokuroria dërgon për gjykim dosjen për megagrabitjen në aeroportin ‘Nënë Tereza’, ngjarje e ndodhur më 9 prill të vitit të shkuar.
Organi i akuzës ka vendosur të marrë si të pandehur 8 të dyshuar mes tyre vëllezërit Klement dhe Eldi Çala. Në dosje për gjykim do të shkojnë edhe Talo Çela, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimit Cela, Elton Pikli si edhe Alkond Bengasi.
Ndërkohë mësohet se është pushuar cështja për Ragip Hajdinin, i njohur si ‘daja’, pasi ndërroi jetë pak kohë më parë, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Më 9 prill të 2019 një grup personash arritën që të marrin sasinë e parave të transportuara me blinda nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri jashtë shtetit nëpërmjet Rinasit. Pas një përplasje me Policinë mbeti i vdekur Admir Murataj, person afër Klement Çalës pasi së bashku grabitën blindat po 2 vite më parë afër Rinasit.