KLGJ ka shtyrë për herë të dytë gjyqtarin e Korçës, Markelian Kuqo që liroi të dënuarin me burg përjetë, Gert Gjinararin.
ILD ka kërkuar shkarkim të gjyqtarit, teksa KLGJ e ka marrë në pyetje për herë të dytë.
Kuqo herën e fundit ka deklaruar se ‘’Kam qenë subjekt disiplinor një herë, nuk kam marrë masë’’. Ndërkohë ai më parë ka deklaruar se po paragjykohej dhe nuk i kuptonte arsyet e hetimit ndaj tij.
Nëse do shkarkohet apo jo, KLGJ vendimin do e marrë më 5 nëntor në rast se nuk e shtyn për herë të tretë.