Një makinë është djegur sot gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:15 minuta në zonën e Ujit të Ftohtë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip ‘Nissan’ me targë Vl 7260 është në pronësi të shtetasit Olsi Kafazi, punonjës i Ujësjellësit.
Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen në fjalë, nëse është një defekt teknik apo zjarrëvënie e qëllimshme.