Gjuzi rebelohet për gjobën: Nuk do mbaj maskë jasht

Më të fundit


Deputeti Kujtim Gjuzi është një prej qytetarëve shqiptarë që me sa duket ka goditur akti normativ për vendosjen e maskës dhe në ambiente të hapura.

Gjuzi ka deklaruar në seancën e sotme parlamentare se është gjobitur nga policia dhe nuk e ka refuzuar por se gjoba është vendosur para se vendimi i kryeministrit të miratohet nga Kuvendi. Ai tha se nuk do ta vendosë gjobën në ambiente të hapura.

“Unë kam marrë një gjobë nga grupi policor i Policisë së Shtetit, gjë që nuk e kam refuzuar, por nuk mund të njihen vendimet e kryeministrit kur ato nuk vijnë në Kuvend. Në këtë koncept, Kujtim Gjuzi proteston me forcë. Maska sipas mjekëve në Akademinë kombëtare konservatore të shkencave, këshillon që në ambiente të hapura nuk këshillohet, pra nuk është maskë profilaktike. Ju deklaroj këtu se unë nuk do ta mbaj maskën jashtë ambienteve të mbyllura, në ambiente të mbyllura po”, deklaroi Gjuzi.



Skip to toolbar