Aktakuzat ndaj Thaçit, Osmani: Për çështje të interesit nacional të bashkohemi të gjithë

KOSOVA


Një ditë pasi mori detyrën e presidentes së Kosovës, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, Vjosa Osmani deklaroi sot se është e gatshme që të unifikojë skenën politike në mënyrë që vendi të përballojë sa më lehtë situatën e rënduar pas zhvillimeve të fundit të krijuara nga Specialja.

Deklaratën në fjalë Osmani e bëri gjatë homazheve tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova

“Qytetarët nuk do ta falin askënd nëse në këtë kohë të rëndë për Kosovën, kur ne duhet të flasim njëzëri për krimet që i ka bëre Serbia në Kosovë, që ne të bëhemi peng i politikave ose dallimeve ditore. Prandaj, është me rëndësi që për çështje të interesit nacional të bashkohen të gjithë. Natyrisht, sa më përket mua, edhe në pozicionin e ushtrueses së detyrës së presidentit, unë do ta jap kontributin tim maksimal, por kjo siç e thash varet edhe nga vullnetin përfaqësuesve tjerë politik”, tha ajo.



Skip to toolbar