WhatsApp, platforma e mesazheve në pronësi të Facebook, nisi funksionin e saj të pagesës për përdoruesit në të gjithë Indinë, tregun e dytë më të madh të internetit në botë.
”Ajo mori miratimin nga Korporata Kombëtare e Pagesave të Indisë (NPCI) e cila mundëson transaksione me mbi 160 banka të mbështetura”, theksoi kompania në blogun e saj.
”Kompania amerikane mund të zgjerojë gradualisht bazën e saj të pagesave duke filluar me deri në 20 milionë përdorues”, sipas NPCI.
Me më shumë se 400 milion përdorues aktivë, India është tregu më i madh për WhatsApp dhe kompania pritet të sigurojë një pjesë të konsiderueshme të përdoruesve duke pasur parasysh popullaritetin e saj.
India ka mbi 718 milionë përdorues të internetit, i dyti për nga madhësia në botë.
Whatsapp kishte nisur shërbimin e saj të parë të pagesave në Brazil në qershor, por Banka Qendrore e vendit kishte urdhëruar shpejt pezullimin e tij.