Koronavirusi i ka marrë jetën Presidentit të Unicef në Itali, Fransesco Samengo.
Lajmi i hidhur është bërë me dije nga zyra e Unicef në Itali, ku thuhej se ai ishte një shembull i vetëmohimit dhe këmbënguljes së palodhur.
Ai ishte i shtuar në spitalin ‘Spallanzani’ prej disa ditësh, ku humbi edhe jetën.
“Në ballë të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në Itali dhe në botë, Francesco Samengo gjithmonë është shquar për ndjeshmërinë e tij të madhe dhe besimin e vendosur se krijimi i një bote më të mirë do të thotë së pari të kujdesesh për më të dobëtit dhe më të pambrojturit, sidomos fëmijët, duke mos lënë askënd pas. Në dy vitet e mandatit të tij ai e udhëhoqi organizatën me shumë përkushtim, pasion dhe përkushtim të pandërprerë”, thuhet në deklaratën e Unicef Italia.
Samengo ka qenë vullnetar i Unicef për më shumë se njëzet vjet, më pas anëtar i bordit të drejtorëve dhe që nga viti 2001 president i komitetit rajonal të Kalabrisë për unicef.