Gjyqi kundër UÇK, Selimi sot para Gjykatës Speciale

KOSOVA


Rexhep Selimi do të ulet sot për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. Mësohet se seanca do të nisë në orën 11:00.

Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Rexhep Selimin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale. Paraqitja e parë e Rexhep Selimit do të mbahet në seancë publike.



Skip to toolbar