Trajneri i Kosovës rezulton me Covid-19

CORONAVIRUS


Një ditë më parë, në konferencë për shtyp, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, shprehu shqetësimin e tij për kushtet dhe kohën kur u vendos të zhvillohet miqësorja me Shqipërinë, një test i panevojshëm për të duke iu referuar situatës shqetësuese që ka sjell COVID-19.

Shaland

Për ironi të fatit, pikërisht Challandes ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pas testeve që përfaqësuesja e Kosovës iu nënshtrua përpara sfidës me Shqipërinë. Challandes është izoluar menjëherë ndërsa në pritje të testit të radhës humbet këtë miqësore, lajm ky i bërë publik nga vetë Federata e Kosovës.



Skip to toolbar