I prekur nga Covid, Myftiu i Shkodrës urgjencë për Turqi

CORONAVIRUS


Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, i cili rezulton i prekur me koronavirus është nisur për mjekim të specializuar në Turqi.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Senad Nikshiqi. Mësohet se gjendja shëndetësore e Myftiut është përkeqësuar, ndaj edhe familjarët morën këtë vendim.

Më herët drejt këtij shtet u dërgua edhe babai i tij i prekur po ashtu nga koronavirus.



Skip to toolbar