Yuri Kim: Hetimet dhe paditë e SPAK inkurajuese, mbani kursin, jini të ashpër

AKTUALITET


Një ditë pasi SPAK, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, nisi hetimin për deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ambasadorja Yuri Kim ka publikuar një mesazh mbështetjeje në Twitter, për prokurorët.

Kim thotë se tashmë është shenjë e qartë që SPAK po ecën hap pas hapi për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Po ashtu ajo thekson se SPAK duhet të qëndrojë në këtë kurs, i ashpër dhe të vijojë punën.

“Hetimet dhe aktakuzat e SPAK janë inkurajuese, një shenjë e qartë se SPAK po lëviz përpara, hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mbani kursin, jini të ashpër. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësisishme. SHBA është me njerëzit e Shqipërisë në mbështetje të reformës në Drejtësi”,-thotë Kim.



Skip to toolbar