Haradinaj i uron ditëlindjen vëllait të vrarë në luftë

KOSOVA


Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me një foto nostalgjike nga Tirana ka kujtuar vëllain e tij Luan Haradinaj që u vra gjë luftës dhe sot duhet të kishte mbushur 47 vite.

Me fjalë prekëse, Haradinaj thotë se për të dhe familjen Luani ka mbetur i ri 23 vjeç ashtu siç ka rënë për lirinë e Kosovës.

Edhe pse sot Luan Haradinaj duhet të kishte mbushur 47 vjeç, Ramush Haradinaj i uron të vëllait 23-vjetorin e lindjes.

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë.
Linde dyzeteshtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzetetre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes!

RH



Skip to toolbar