Bien infektimet me COVID-19 në Gjermani

CORONAVIRUS


Instituti Robert Koch ka regjistruar 17 561 infektime të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani, deri në 1 000 më pak në raport me të mërkurën e kaluar.

“Megjithëse rastet po rriten dukshëm më pak, kjo tendencë në përhapjen e virusit nuk konsiderohet ende si një “pikë kthese” nga qeveria gjermane”, nënvizoi një zëdhënës, i pyetur në lidhje këtë çështje në një konferencë shtypi.

Situata është stabilizuar, por me një nivel akoma të lartë të infektimeve.



Skip to toolbar