Gjermania, e cila është ndër vendet kryesore që mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ka marrë sot kryesimin gjashtë-mujore të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, ambasada gjermane në Tiranë thekson se Shqipëria është prej 25 vitesh anëtare e Këshillit të Evropës.
“🇩🇪 🇪🇺 🇬🇷 Së bashku në Evropë – Shqipëria 🇦🇱 është prej 25 vjetësh anëtare e Këshillit të Evropës. Sot Gjermania merr përsipër nga Greqia kryesinë gjashtë-mujore të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Në këtë video 🎥 shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, Jutta Gützkow, ambasadorja Greke në Shqipëri, Sophia Philippidou dhe ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf flasin mbi të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në shekullin e 21 dhe nën kushtet e pandemisë së Covid-19”, thuhet në mesazhin e ambasadës gjermane.