Kryeministri Edi Rama vjen sot i ftuar në News24, përballë gazetarit Sokol Balla në ‘Real Story’, në 21:00.
Ndërsa prej dy vitesh akuzohej nga të gjithë se sëbashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaci po vizatonte një hartë të Kosovës e cila binte ndesh me interesat e saj përballë Serbisë prej dy javësh.
Kryeministri ka vënë në siklet kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha, lidhur me të shkuarën e tij në UNMIK si edhe me të përfshirjen e tij të mundshme në zhdukjen e kasetës së masakrës në Krushë të madhe.
Kjo kur në fakt Shqipëria ka një tjetër problem, pandeminë e cila në valën e saj të dytë ka shkaktuar më shumë të infektuar më shumë të vdekur ka mbyllur vendin dhe ka vënë në pikëpyetje kapacitetet e shërbimit tonë shëndetësor.
Qeveria ka miratuar së fundmi një seri masash ndihmash financiare për shtresat në nevojë të prekur nga coronavirusi dhe po akuzohet se këto masa i ka kopjuar nga plani me 5 pika i Lulzim Bashës, por Edi Rama përgjigjet me një provokim duke futur në qeveri, një nga njerëzit më të afërt dikur të opozitës.
Por a do të jetë numri i Lulzim Bashës, numri i parë që do të telefonojë menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit, për këto pyetje, dilema e provokime,Edi Rama do të japë sot përgjatë në një intervistë të drejtpërdrejtë në News24, në emisionin “Real Story’ me gazetarin Sokol Balla.