Kompania fillon prodhimin e frigoriferëve për vaksinat e anti-COVID, – 80 gradë

CORONAVIRUS


Prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve klimatike Binder, ka pasur kërkesa të mëdha për prodhimin e frigoriferëve me temperaturë shumë të ulët, të cilët do të jenë në gjendje të ruajnë vaksinat e koronavirusit.

“Siç mund ta merrni me mend, kërkesa për këto pajisje ka shpërthyer gjatë javëve të fundit. Dhe sigurisht që ne duam të kënaqim të gjithë klientët,” është shprehur pronari i kompanisë, Binder Peter.

Pfizer dhe BioNTech njoftuan këtë javë se vaksina e tyre e koronavirusit ishte 95% efektive dhe nuk kishte efekte anësore serioze. Por kërkesat komplekse të vaksinës për ruajtje në vende super të ftohta, janë një pengesë edhe për spitalet më të sofistikuara në botë.

Tani, Binder thotë se ngrirësit e tyre mund të mundësojnë një ruajtje të sigurt në -90 gradë ose -70 gradë, edhe nëse temperatura në ambient mund të jetë 20 ose 25 gradë.

Kompania, po ashtu pretendon se sistemi i frigoriferëve do të ruajë ngrirjen edhe për 24 orë shtesë, në rast të ndërprerjes së energjisë.

Ndërsa, në kontrast me vaksinën e Pfizer, Moderna tha këtë javë se vaksina e saj pritet të jetë e qëndrueshme në temperaturat standarde të frigoriferit prej 2 deri në 8 gradë Celsius për 30 ditë.



Skip to toolbar