Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë që të regjistrojnë shifra të larta të personave të infektuar me koronavirus dhe po ashtu edhe të vdekur, për shkak të Covid-19.
Shumë njerëz janë duke mbushur spitalet në SHBA, duke ngritur alarmin në mes të stafeve shëndetësore. Pasi goditi qendra të mëdha të njohura metropolitane, sidomos Nju Jorkun, tani Covid-19 po përhapet edhe në zona rurale, të tilla si Kansas City, raporton Reuters.
Madje, në spitalet e vendeve periferike të SHBA ka mungesë të personelit, e ndonjëherë edhe të shtretërve, për shkak të numrit të lartë të pacientëve. Një zonë tjetër ku Covid-19 po bën namin është edhe ajo midis Ohajos dhe Dakotas. Në këto rajone, rastet e raportuara me Covid-19 janë dyfishi i atyre që njoftohen në zona të tjera amerikane.
Për javën që përfundoi më 19 nëntor, Dakota e Veriut raportoi mesatarisht 1 769 raste të reja ditore për 1 milionë banorë. Dakota e Jugut regjistroi gati 1 500 për milion banorë, Uisconsin dhe Nebraska rreth 1 200, dhe Kansas gati 1000.
Zyrtarët e spitalit në Miduest thanë për Reuters se janë në kapacitetet që lejohet. Presidenti Trump shpesh ka mbajtur tubime sup më sup në Midwest dhe gjetkë dhe i ka trajtuar maskat si çështje personale. Edhe pse ai nuk është më president i SHBA-ve, gjasat që situata të ndryshojë nuk janë aq të dukshme.
Ekspertët e shëndetësisë shprehen se ndihen thellësisht të trishtuar, për faktin se ka nga ata amerikanë që duan të festojnë festa të caktuara, ku ka grumbullime të mëdha të njerëzve në turma.