Makina përplas portat e zyrës së kancelares Merkel

BOTA


Një makinë raportohet se është përplasur në portat e zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel.

Në njërën anë të automjetit shkruhej” “Mjaft më me globalizmin politik”.

Policia e Berlinit shkroi në Twitter se “Kolegët tanë janë aktualisht në skenë në zyrën e Kancelares së bashku me policinë federale. Një makinë është duke qëndruar në portën e ndërtesës – ne jemi në proces të sqarimit nëse shoferi hyri brenda godinës. I dyshuari është marrë në paraburgim nga policia. Po ndjekim informacionin për rastin”.

Si makina, ashtu edhe porta metalike treguan shenja të vogla dëmtimi.

Ngjarja ndodhi gjatë një video konference të rëndësishme midis Kancelares Merkel dhe kryeministrave të shtetit gjerman në lidhje me shtrirjen e masave të bllokimit në të gjithë vendin. Nuk ka raportim për viktima, për momentin.



Skip to toolbar