Teksa vendi ynë po përballet me shifra në rritje të rasteve me koronavirus, mjekët dhe infermierët prej 9 muajsh vijojnë të qëndrojnë në vijën e parë të luftës. Pavarësisht kësaj beteje të ashpër, shpresë për jetën vjen nga spitali “Shefqet Ndroqi”.
Ansambli i këngëve e valleve popullore ka vendosur që t’i bëjë një surprizë spitalit Covid 2 ku po trajtohen të sëmurët me koronavirus.
Mes muzikës së lartë që sjell padyshim ‘oksigjen’ e shpresë për stafin spitalor por dhe pacientët, këngëtarët kanë performuar në oborrin e këtij spitali.
Stafi mjekësor dhe disa pacientë kanë dalë në ballkone, për të dëgjuar e shijuar muzikën popullore.