“Kushtetuesja deri më 31 dhjetor”, Yuri Kim: Kur kjo të ndodhë udhëheqës si Meta, Ruçi dhe Tusha do të…

AKTUALITET


Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka folur me ‘deadline’ sot për Gjykatën Kushtetuese duke përcaktuar 31 dhjetorin si afatin e fundit për kthimin në funksion të saj.

Ambasadorja Kim ka reaguar pas takimit të përbashkët me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe kryetaren në detyrë të KED, Vitore Tusha duke theksuar se kur kjo të ndodhë, udhëheqësit, sidomos Presidenti Meta, Kryetari i Parlamentit Ruçi & Kryetarja e KED Tusha – do të meritojnë lëvdata për ndërmarrjen e veprimeve urgjente.

“Luigi Soreca dhe unë u takuam sot me Kryetaren e KED Tusha, për të rikonfirmuar afatin kohor për emërimin e kandidatëve të kualifikuar në Gjykatën Kushtetuese. Takimi i nesërm i KED – i cili, si zakonisht, përfshin vëzhgues nga Parlamenti & Presidenca duhet ta çojë procesin përpara, në mënyrë që Shqipëria të ketë një GJK funksionale deri më 31 dhjetor. Kur kjo të ndodhë, udhëheqësit – sidomos Presidenti Meta, Kryetari i Parlamentit Ruçi & Kryetarja e KED Tusha – do të meritojnë lëvdata për ndërmarrjen e veprimeve urgjente në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias & në përgjigje të kërkesës së popullit shqiptar për Reformën në Drejtësi.”

Us


Skip to toolbar